Një nga ekipet që janë favorite për të arritur për herë të parë në Major, janë ekipi kosovar “Bad News Eagle”, të cilët tashmë kanë thyer kufijtë duke u bërë ekipi i parë nga regjioni i tyre që ka arritur në një RMR, shkruan HLTV, transmeton lajmi.net.
Rigon “rigoN” Gashi nga Prishtina, ka thënë për HLTV se “tashmë e kemi shkruar historinë, por duam ta qojmë në një nivel tjetër”.
Flatron “juanflatroo” Halimi në anën tjetër ka deklaruar se kanë për qëllim që Kosovën ta bëjnë të njohur në komunitetin internacional.
“Kosova është një shtet i ri, kështu që secili nga ne po mundohet që ta bëj shtetin sa më të dukshëm në sytë e komunitetit internacional”, ka thënë “juanflatroo”.
“Bad News Eagle” është ekip i përbërë nga pesë lojtarë “self-made”, të cilët kanë ndjekur rrugën e tyre në rrethin e FPL, ndërsa janë lidhur mes vete vitin e kaluar në nivel lokal, deri sa ishin duke luajtur në evente të organizuara në Shqipëri dhe Kosovë, teksa disa nga lojtarët kanë provuar fatin e tyre edhe në nivel internacional. Një “proto-verzion” i kësaj skuadre që kishte në thelb “juanflatroo”, “rigoN”, “sinnopsyy”, “anarkez” dhe “m1x”, për herë të parë u bënë të njohur në fund të vitit 2019, duke u kualifikuar në “ECS Season 8”. Ata lanë shenja në këtë turnament kundër disa ekipeve më të forta, duke lënë përshtypjen më të madhe në një fitore kundër “MOUZ”.
“Gjithçka po ndodhte në të njëjtën kohë, deri sa ne po luanim FPL-C, ne filluam të kualifikoheshim edhe për ECS dhe FPL”, kujton “juanflatroo”.
“Çdo gjë ndodhi në një kohë shumë të shkurtër. Unë dhe sinnopsyy kemi luajtur së bashku gjithmonë, që kur kemi nisur të luanim CS. Fituam shumë turne rajonal, pastaj ishim dy shqiptarët e parë që u kualifikuam për FPL dhe pasi u kualifikuam, takuam edhe rigoN. Pas kësaj krijuam ekipin m1x dhe arritëm gjëra të papritura, duke mundur edhe ekipet e nivelit 1 dhe 2”, ka thënë juanflatroo.
Lojtarët e ekipit kanë theksuar se kanë një kimi të mirë mes vete pasi që njihen edhe në jetën reale dhe janë sikur “vëllezër” mes vete.
Ata janë njohur që nga koha e internet-kafeve, ndërsa sot kanë shansin të shënojnë historinë në Regional Major Rankings – RMR, “PGL Major Antwerp 2022”, që do të mbahet sot në Bukuresht dhe ku marrin pjesë ekipe nga e gjithë Evropa.
Në këtë event do të shpërndahen gjithsej 85 mijë dollarë, ku për vendin e parë shkojnë 42.500 dollarë, ndërsa të tjerat shpërndahen për vendin e dytë, tretë dhe katërt.
Kujtojmë se turnamentet regjionale të organizuara shërbejnë si sistem kualifikimi për “Major Championship” duke filluar nga “ESL One: Rio 2020”, turnament ky i cili ishte anuluar për shkak të COVID-19 dhe pritet të riorganizohet së shpejti.
Në “Major Championship” i cili aktualisht është i anuluar, çmimi final për fituesin është paraparë të jetë 2 milionë dollarë.
‘Bad News Eagle’ luajnë sot ndeshjen e tyre, me fillim nga ora 11:00. /Lajmi.net/
The post CS:GO: Nga ineternet-kafetë në turnire botërore, ky është ekipi kosovar që po bën historinë appeared first on Lajmi.net.