RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A lejohet tregtia e duhanit në Islam?

a-lejohet-tregtia-e-duhanit-ne-islam?

Pyetje: Unë e di shumë mirë cili është gjykimi islamit për duhanin, mirëpo a është e lejuar tregtia me duhanin?

Përgjigje: Ka një hadith nga Profeti (salallahu alejhi ue selam) që thotë: “Allahu kur e ndalon diçka ndalon edhe tregtimin e asaj gjëje.” Kështu që gjykimi mbi tregtimin e duhanit apo cigareve është si gjykimi i pirjes së duhanit apo cigares. Në qoftë se ne do të themi që është haram dhe kjo është më e sakta dhe më e drejta dhe kjo është një çështje për të cilën nuk e di që të ketë debat apo diskutim tek medh’hebet. Pavarsisht se në fillim fare kur është shfaqur duhani për herë të parë në botën islame, në fillim fare ka pasur prej dijetarëve që kanë thënë është diçka e urryer, e papëlqyeshme, sepse kanë qenë të painformuar mbi dëmet e duhanit. Pra, kanë thënë është e urryer se nuk e imagjinonin dot një burrë musliman të rrijë duke thithur dhe duke nxjerrë tym, pra diçka e urryer, diçka nuk është burrërore, sepse i kanë pas matur gjërat edhe me burrëri në atë kohë, kurse tani është bërë duhani shenjë burrërie, pra kanë ndyshuar kohët. Mirëpo më vonë kur dijetarët filluan të hulumtojnë mbi dëmet që sillte duhani mbi shëndetin, të gjitha medh’hebet kanë rënë në një mendim unanim që është haram pirja e duhanit, pavarsisht se mund të ketë keqcitime nga disa dijetarë të hershëm. Kështu që gjykimi mbi të është se është haram. Atëherë mbi këtë themi që edhe tregtia me duhanin përsëri është haram, sepse Zoti kur e ndalon diçka ndalon edhe fitimin prej asaj gjëje.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Related posts

Dashuria ndaj jomuslimanëve

rezart morina

A lejohet t’i pranojë paratë nga borxhliu i cili i ka fituar ato me kamatë?

admin

Si të veprojmë me ushqimin që na mbetet në fund?

admin