RTV AHIRETI
Kuzhinë

Pula me qull sipas traditave dibrane

pula-me-qull-sipas-traditave-dibrane

Vizitoni Gatime Shqiptare per receta gatimi nga Kuzhina Shqiptare

Përbërësit:

1 pulë

1-2 gota miell misri

1 lgj gjalpë

1 lgj vaj ulliri

1.5 litër ujë

Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Në një tigan me pak gjalpë kaurdisim pjesët e pulës. Më pas shtojmë ujë dhe e lemë pulën të ziejë.

Në një tigan hedhim miellin e misrit dhe shtojmë gradualisht buljonin e përftuar nga zierja e pulës. E trazojmë mirë që mielli të mos kokrrizohet, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe këtë masë e kalojmë në një tavë. Vendosim pjesët e pulës dhe e spërkasim sipërfaqen me piper të kuq. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. Ju befte mire!

Ky postim eshte marre nga Gatime Shqiptare.

Related posts

Sallata që shkon më shumë me skarë: Përgatitet në 5 minuta dhe ka një shije fenomenale

admin

Spinaq me djathë të ngrohtë: Ushqim i përsosur nga furra, e duan të gjithë!

admin

Meny e iftarit: Gogla mishi në salcë domatesh

admin