RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për energjinë

kosova-dhe-serbia-arrijne-marreveshje-per-energjine

Kosova dhe Serbia kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjen në Bruksel, lidhur me çështjen e energjetikës.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, i dërguari i posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Me kënaqësi ju njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë, ka thënë më 13 qershor se kjo çështje do të rregullohet “duke respektuar marrëveshjen e arritur më 2013”.

Qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht serbë – nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.

Që nga kriza e shtatorit në veri të Kosovës, kryenegociatorët, Besnik Bislimi nga Prishtina dhe Petar Petkoviq nga Beogradi janë takuar vetëm një herë, më 21 prill, kur dështoi arritja e marrëveshjes për targat e automjeteve.

Dialogu në nivel të kryenegociatorëve është zhvilluar disa herë para dhe pas këtij momenti por pa takimin e drejtpërdrejtë të tyre. Secili takim i zhvilluar në Bruksel që nga ajo kohë ka përfunduar pa asnjë rezultat.

Related posts

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Kushtrim Guraj

“Vajza ime ishte me kancer në mëlçi”- Vogëlushja i lau makinën të afërmit përpara se ai të bëhej vrasësi i saj, nëna e 11-vjeçares: Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja

admin

BE: Kosova dhe Serbia t’i krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut

admin