RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

shaqir-lutvija-denohet-me-10-vjet-burgim-per-krime-lufte

Ish-oficeri i policisë serbe Shaqir Lutvija edhe në rigjykim është dënuar me 10 vjet burgim per krime lufte.

Vendimi është marrë të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lutvija, në nëntor të vitit 2025 u pat dënuar me 10 vjet burgim për krime lufte të kryera gati tri dekada më pare.

Lutvija është bërë përgjegjës për masa represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit e trajtimit çnjerëzor, të kryera si inspektor dhe polic në stacionon policor të këtij qyteti, bashkë me persona të tjerë.

Por, Gjykata e Apelit në qershor të këtij vitit e kishte kthyer lëndën në rigjykim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 4 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Shaqir Lutvijës, i cili akuzohej se në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, gjatë periudhës kohore 1998-1999, në Prizren, gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka ushtruar masat represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor.

Aktakuza thotë se sipas dëshmisë së dëshmitarëve: Murat Kabashi, Elmi Gashi, Sefer Ejupi, Vehbi Velija, Qemajl Kollari, Ukë Kolgeci, Haxhi Gashi, Safet Gashi, Hasan Shala dhe Arsim Zyba, i akuzuari Lutvija nga 28 shtatori 1998 deri më 7 tetor 1998, në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të forcave policore, kanë ndërmarr një fushatë për arrestimi e tyre në burgun e Prizrenit, në cilësinë e popullatës civile të nacionalitetit shqiptar, në mesin e të cilëve ishin: R.J., dhe të lartcekurit.

Related posts

Pas përfundimit të “pauzës humanitare” në Gaza, Izraeli ka vrarë 32 palestinezë brenda tre orëve

Muhamet Ramadani

Kurti: BE-ja t’i largojë masat sa më parë

admin

SHBA paralajmëron Iranin që të mos i dërgojë raketa balistike Rusisë

admin