RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të përparojë integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, thotë presidenti i KE

te-perparoje-integrimi-i-ballkanit-perendimor-ne-be,-thote-presidenti-i-ke

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, tha të hënën se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në dhe anasjelltas.

Sipas tij procesi i zgjerimit duhet të rifillojë avancimin e integrimit të partnerëve nga Ballkani Perëndimor.

Në një letër që ftonte liderët evropianë në një takim më 23 dhe 24 qershor, ai tha se do të takohej me partnerët në rajon përpara një takimi zyrtar të Këshillit Evropian, njofton kabineti i Michel.

“Ne do të takohemi me liderët e Ballkanit Perëndimor të enjten, më 23 qershor në orën 9.30, dhe më pas do të vazhdojmë me takimin tonë të Këshillit të Evropës, i cili do të fillojë në orën 15:00 me një shkëmbim tradicional të mendimeve me presidentin e Parlamentit Evropian (Robert Mecol)”, tha Michel.

Related posts

Ukraina njofton 1 të vrarë dhe 25 të plagosur nga shpërthimi i eksplozivëve në Lviv

Hevzi

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA-në

Muhamet Ramadani

Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serbisë i shiti të rinj

Muhamet Ramadani