RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Popullsia e Spanjës rritet për 6 vite radhazi falë imigrantëve

popullsia-e-spanjes-rritet-per-6-vite-radhazi-fale-imigranteve

Popullsia në Spanjë është rritur falë imigrantëve që vijnë në vend për 6 vite radhazi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të Spanjës (INE), popullsia e vendit në vitin 2021 u shpall në 47.043.000 me një rritje prej 34.110 krahasuar me vitin paraprak.

Në vitin 2021, në vend është vërejtur një rënie e natalitetit dhe rritje e vdekshmërisë, ashtu si në vitin 2016, dhe arsyeja e vetme e rritjes së popullsisë kanë qenë imigrantët.

Vitin e kaluar në Spanjë u regjistruan 336.247 lindje dhe 449.270 vdekje, dhe rënia me 113.023 e popullsisë është kthyer në rritje falë imigrantëve.

INE raportoi se 530.401 imigrantë të regjistruar erdhën në Spanjë në vitin 2021 dhe 381.724 imigrantë u larguan nga vendi.

Në mesin e të huajve që erdhën në Spanjë në vitin 2021 janë më së shumti janë italianë (19.093), kolumbianë (18.503) dhe venezuelas (11.481).

Imigrantët përbëjnë 5,41 milionë të popullsisë totale në Spanjë dhe në vend të parë janë marokenët (776.223), rumunët (632.859), britanikët (316.529), kolumbianët (315.885) dhe italianët (298.817). /aa

Related posts

Gaza, rritet në 29.313 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Muhamet Ramadani

DASH: Marrëveshja për dokumentet, një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

admin

Itali, policia sekuestron më shumë se 131 milionë dollarë nga Amazon për mashtrim tatimor dhe shfrytëzim të punëtorëve

Muhamet Ramadani