RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afganistan, shkon në mbi 1.000 numri i viktimave nga tërmeti

afganistan,-shkon-ne-mbi-1.000-numri-i-viktimave-nga-termeti

Në tërmetin me fuqi prej 5.9 ballë sipas Rihterit që sot në mëngjes sipas kohës lokale goditi provincën Paktika në Afganistan, kanë humbur jetën më shumë se 1.000 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia shtetërore e lajmeve e Afganistanit raportoi se të paktën 1.000 persona humbën jetën ndërsa 1.500 u lënduan në tërmetin shkatërrues.

Ndihmësministri i Menaxhimit të Emergjencave, Mevlevi Serafettin Muslim tha se 100 mijë afghani (rreth 1.100 dollarë) do t’u jepen familjeve të viktimave dhe 50 mijë afghani për familjet e të plagosurve.

Zyrtarët theksuan më herët se tërmeti goditi rrethin Giyan në provincën Paktika dhe rrethin Spirey në provincën Khost.

Gazeta pakistaneze “Geo News” raportoi se tërmeti që goditi Afganistanin u ndje edhe në Pakistan dhe se një person humbi jetën në Lakki Mawrat. /aa

Related posts

Hovenier kërkon të shmangen tensionet në veri: Të mos përdoret forca për të hyrë në ndërtesat e komunave

Muhamet Ramadani

Katër të vrarë dhe disa të plagosur, qëllohet me armë zjarri në drejtim të turmës së njerëzve! Çfarë ndodhi në Alabama

admin

OKB: Verilindja e Nigerisë përballet me krizën më të rëndë të urisë në një dekadë

admin