RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Murati thirrje SBASHK-ut të ndërpresin grevën: Po dëmtohen nxënësit

murati-thirrje-sbashk-ut-te-nderpresin-greven:-po-demtohen-nxenesit

Ministri i Financave dhe Transferëve, Hekuran Murati u ka bërë thirrje punëtorëve të arsimit që të rikthehen në punë.

Sipas tij me vazhdimin e grevës do të humbin nxënësit, por edhe vet mësimdhënësit pasi do të paguhen vetëm për ditët që kanë dalë në punë.

“Lutja ime do të ishte që të rikthehet në punë stafi arsimor sepse nga kjo humbin nxënësit, por humbin edhe stafi arsimor pasi nuk do të marrin pagën e plotë, pasi do të paguhen vetë për ditët që janë në punë”, ka thënë Murati të hënën në një konferencë për medie, shkruan teve1.info.

Ai ka thënë si Qeveri janë për dialog dhe bashkëpunim me sindikatat dhe se të gjitha kërkesat janë adresuar nga ministritë e linjës tek ajo e financave.

“Jemi për bashkëpunim e dialog me sindikatat, dialogu është bërë nga ministrit e linjës, janë një mori kërkesa nga Ministria por edhe nga vet ministrja e MASHTI-it që kanë ardh në adresë time, dhe ne kemi marrë parasysh vërejtjet edhe sa i përket Ligjit të Pagave, por BSPK siç ka paralajmëruar kanë vendosur për grevë”, ka thënë Murati.

Murati grevën e SBAShK-u e ka quajtur të manipuluar nga ana e sindikatës dhe stafit arsimor.

Ai tha se nuk pranojnë të ketë kushtëzime në kurriz të fëmijëve, madje ai ka dhënë edhe shembuj se si në botë protestat dhe grevat bëhen edhe jashtë orarit mësimor, shkruan teve1.info

“Nuk pranojmë pra që të ketë kushtëzime në kurriz të fëmijëve sepse kërkesa të tilla mund të bëhen edhe pa i dëmtuar fëmijët, ka raste e raste nëpër botë ku protestat edhe grevat bëhen edhe jashtë orarit të rregullt mësimor dhe fëmijët nuk dëmtohen. Në këtë rast konsiderojë që kjo më tepër është një manipulim nga ana e sindikatës me stafin arsimor sesa që ka kërkesa të sinqerta apo brenda të sinqerta”, ka thënë Murati.

Tutje Ministri i Financave tha se Qeveria ka qenë e gatshme dhe e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje dhe për të mbështetur qytetarët edhe pa kërkuar sindikata.

“Ne si Qeveri edhe një herë po e them kemi qenë të gatshëm dhe kemi qenë të përkushtuar për të gjetur zgjidhje por edhe për të mbështetë qytetarët dhe punëtorët edhe pa e kërkuar sindikata, pra në prill nuk ka kërkuar asnjë sindikatë që ne ti mbështesim gjithë sektorin publik dhe gjithë sektorin privat që me mbështetjen qe e kemi ndër në prill”, u shpreh ai. /teve1

Related posts

Tërmeti në Siri “zhvendos” mbi 170 mijë persona

rezart morina

Presidenti turk Erdogan iu drejtohet të rinjve në Teknofest

rezart morina

Ndalohen investimet ilegale të Vuçiqit në veri të Mitrovicës, u vendosen shirita objekteve

admin6