RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuvajti shpërndan parlamentin, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

kuvajti-shperndan-parlamentin,-vendi-shkon-ne-zgjedhje-te-parakohshme

Princi i Kurorës i Kuvajtit, Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, shpërndau sot parlamentin e vendit dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Bazuar në të drejtat tona kushtetuese, ne vendosëm të shpërndajmë Asamblenë Kombëtare në mënyrë kushtetuese dhe të shpallim zgjedhje të përgjithshme”, tha ai në një deklaratë televizive.

Princi i kurorës tha se dekreti për shpërndarjen e parlamentit do të nxirret në muajt e ardhshëm pas finalizimit të marrëveshjeve të nevojshme ligjore.

“Ne vendosëm t’i drejtohemi popullit që të korrigjojmë rrugën politike”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, princi i kurorës pranoi dorëheqjen e qeverisë dhe i kërkoi asaj të vazhdonte të ushtronte detyrën mes një ngërçi me parlamentin i cili pengonte reformat fiskale. /aa

Related posts

Hovenier u uron mirëseardhje anëtarëve të rinj të KFOR-it në Kosovë

Muhamet Ramadani

Trump: Bordi i Paqes do ta “mbikëqyrë” OKB-në për t’u siguruar që ajo “funksionon siç duhet”

admin

Pesë të vrarë nga të shtënat në një xhami në San Diego

Irfan Jahiu