RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nuk miratohet Projektligji që lejon tërheqjen e kursimeve pensionale nga Trusti

nuk-miratohet-projektligji-qe-lejon-terheqjen-e-kursimeve-pensionale-nga-trusti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar në parim Projektligjin që lejon tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti).

Kundër kësaj kanë votuar deputetët Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenim.

Seanca ishte paraparë të mbahej javën e kaluar, por ishte ndërprerë për shkak të protestës së veteranëve të luftës dhe mungesës së kuorumit.

Ky Projektligj do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale. Kjo nismë është iniciuar nga opozita, por që po kundërshtohet nga partia në pushtet, shkruan Telegrafi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu gjatë prezantimit të Projektligjit në Kuvend tha se qytetarët janë duke u përballur me krizë ekonomike dhe deputetët duhet ta miratojnë këtë.

“Ne deputetët duhet ta mbështesim këtë, pasi janë organizuar dy protesta duke e kërkuar miratimin e tij. Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me krizë që nga viti 2020 nga pandemia COVID-19, kriza energjetike dhe ajo e çmimeve, andaj kemi propozuar ndryshimin e Ligjit të Trustit për tërheqje nga 10 për qind deri 30 për qind për ata që kanë nevojë. Mos bini pre e ndikimit politikë që të votoni kundër, pasi kërkesa e qytetarëve është që Trusti të kaloj. Pra, ju ftoj që të votoni pro kërkesës për tërheqje”, tha Haxhiu.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Armend Muja theksoi se tërheqja e kursimeve krijon precedent për ta shkatërruar këtë Fond.

“Komisioni e ka shqyrtuar këtë Projektligj dhe ka rekomanduar që të mos e miratoj. Tërheqja krijon precedent për ta shkatërruar këtë Fond. Na në llogari të Trustit mesatarisht kemi nga 3,000 euro që i bie të tërhiqen deri në 250 euro. FMN-ja dhe BB-ja kanë kërkuar që kjo të mos ndodh. Propozimi aktual është vetëm për 5 për qind të qytetarëve”, theksoi Muja.

Drejtuesja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se propozimi len pasoja.

“Përsëritja e kërkesës dy vite pas përveç se në rrethana krejt tjera tregon për varfërisë në kohën kur aftësitë tona zvogëlohen. Propozimi prodhon një efekt që len pasoja. Aktualisht në Kosovë është mekanizëm mbrojtës për moshën e tretë. GP i LVV-së nuk e mbështet propozimin”, tha Kusari-Lila.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se kjo nisme është marr me qëllim të ndihmohen qytetarët.

“Në mungesë e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për t’i dal në krah qytetarëve kemi ardhur me këtë propozim. Deri tani kemi propozuar që të reduktohet akciza e naftës dhe të reduktohet TVSH-ja në produktet bazike. Kur qeveria nuk i përkrah qytetarët, ata kërkojnë që t’i tërheqin kursimet nga Trusti. Deputetet duhet ta përkrahin këtë iniciativë”, tha Mustafa.

Pal Lekaj nga AAK theksoi se Trusti është nevojë.

“Në votën pro të tërheqjes së 30 përqindëshit të Trustit, i ndihmojmë mirëqenien e secilës familje, pasa se të jetë vonë. Trusti është nevojë. Thjeshtë e shqip votojeni Trustin.

Pro kësaj kërkese kishte protestuar Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut me pjesëmarrjen e sindikatave të tjera.

Sipas një hulumtimi të Institutit për Studime të Avancuara GAP, afër gjysma e kontributdhënësve do të mund t’i tërhiqnin mesatarisht nga 95.5 euro nga Trusti.

Vlera mesatare e kursimeve të një kontributdhënësi në Fond është 5,400 euro.

Në vitin 2020, pas krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, që u ka mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, gjatë kohës sa kanë punuar.

Procesi i tërheqjes së kësaj përqindjeje nga Trusti ka nisur nga fundi i dhjetorit të vitit 2020 dhe ka zgjatur deri në fillim të prillit të vitit 2021.

Nga të dhënat e Fondit për Kursime Pensionale, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427,371 kontribuues.

Related posts

Shpëtoi rreth 200 ushtarëve, ndërron jetë në Ukrainë mjeku vullnetar britanik

admin

Analiza/ Pse është i rëndësishëm regjistrimi i popullsisë në Kosovë?

admin

OKB: Numri i kamionëve me ndihma të lejuara për të hyrë në Gaza, shumë më i ulët se nevoja në rajon

RTI