RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm izraelit, Lapid për vizitë në Ankara

ministri-i-jashtem-izraelit,-lapid-per-vizite-ne-ankara

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid mbërriti në Ankara për takime zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avioni me ministrin Lapid dhe delegacionin që e shoqëron mbërriti m; herët në aeroportin Esenboğa në Ankara, i cili u prit nga zv/guvernatori i Ankarasë Mustafa Erkayıran dhe zyrtarë të tjerë.

Pastaj, Lapid takoi ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pas bisedimeve ndërmjet delegacioneve, Lapid dhe Çavuşoğlu mbajtën konferencë të përbashkët për media.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme turke thuhet se në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës do të diskutohen çështjet për marrëdhëniet dypalëshe dhe ato rajonale.

Pas 16 vitesh kjo është vizita e parë në nivel ministri të Jashtëm nga Izraeli në Turqi.

Ish-ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Livni vizitoi Ankaranë në maj 2006.

Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu më 24-25 maj zhvilloi vizitë dy-ditore që përfshiu Palestinën dhe Izraelin. /aa

Related posts

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian uron kryeministrin e ri të Serbisë: Mezi pres të punojmë bashkë! Ta çojmë vendin drejt integrimit

admin

Inteligjenca sllovene akuzon firmën izraelite për përpjekje për të ndikuar në zgjedhje

Irfan Jahiu

Bahreini thotë se ka interceptuar 124 raketa dhe 203 dronë që nga 28 shkurti

Muhamet Ramadani