RTV AHIRETI
Shëndetësi

Seleni, çfarë është dhe pse është i rëndësishëm për trupin tuaj

seleni,-cfare-eshte-dhe-pse-eshte-i-rendesishem-per-trupin-tuaj

Seleni është një mineral i rëndësishëm për shumë nga funksionet e tij themelore, nga riprodhimi deri te luftimi i infeksionit. Sasia e selenit në ushqime të ndryshme varet nga sasia e selenit në tokën ku është rritur ushqimi. Shiu, avullimi, pesticidet dhe nivelet e pH mund të ndikojnë në nivelet e selenit në tokë.

Pavarësisht se ku jetoni, disa faktorë mund ta bëjnë më të vështirë për trupin tuaj thithjen e selenit. Për shembull, mund të keni vështirësi në thithjen e selenit nëse:

Jeni duke u trajtuar me dializë;

Keni një gjendje gastrointestinale, siç është sëmundja e Crohn.

Përveç kësaj, personat me sëmundjen e Graves ose hipotiroidizëm duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë marrjes të selenit pasi ai shërben si mbrojtës për tiroiden.

Por cilat janë funksionet e selenit në organizëm?

-Është një antioksidant i fuqishëm, seleni ndihmon për të përballuar stresin oksidativ i cili shkaktohet nga akumulimi i radikalëve të lirë që dëmtojnë qelizat dhe strukturat e ndryshme.

-Seleni është jetik për funksionimin e duhur të gjëndrës tiroide.

-Seleni gjithashtu ka një efekt të dobishëm në sistemin kardiovaskular.

-Seleni ka efekt anti-plakje sepse përveç luftimit të të radikaleve të lira seleni stimulon prodhimin e koenzimës Q10.

-Seleni ndihmon trupin të luftojnë infeksionet dhe mbron sistemin imunitar.

Më poshtë janë të gjitha ushqimet më të pasura me selen:

Arrat, peshku, proshuta, mishi i viçit, gjeli i detit, mishi i pulës, gjiza, vezët, orizi, fara luledielli, fasule, kërpudha, spinaqi, bullgur, qumshti dhe kosi, thjerrëza, bananet. / Healthline

Related posts

Asnjëherë mos i ruani vezët në këtë pjesë të frigoriferit, ku nuk është vendi i duhur për to

admin

Gjashtë ushqimet që konsumoni çdo ditë por që ju dëmtojnë veshkat

RTI

Këto janë dietat më të mira popullore për shëndetin e zemrës, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës

rezart morina