Surinami bëri të ditur tërheqjen e vendimit për hapjen e ambasadës në Kuds, raportuan sot mediat izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas medias izraelite Channel 12, presidenti i Surinamit, Chan Santokhi tha se vendimi erdhi për mungesë fondesh për ndërtimin e ambasadës.
Vendi i Amerikës së Jugut nuk ka ambasadë në Izrael, por muajin e kaluar, ministri i Jashtëm i Surinamit, Albert Camdin vizitoi Izraelin dhe u takua me homologun e tij izraelit Yair Lapid, i cili tha se do të hapë ambasadën e tij në Kuds së shpejti.
Deri më tani, katër vende kanë zhvendosur ambasadat e tyre në Kuds, duke përfshirë Hondurasin, Guatemalën, Kosovën dhe SHBA-në, ndërsa shumë vende të tjera ishin kundër një vendimi të tillë.
Kudsi mbetet në qendër të konfliktit të Lindjes së Mesme prej dekadash, ku palestinezët kërkojnë që Kudsi Lindor, i pushtuar ilegalisht nga Izraeli që nga viti 1967, duhet të bëhet kryeqytet i shtetit palestinez. /aa