RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania kërkon më shumë “pauzë humanitare” në Rripin e Gazës

gjermania-kerkon-me-shume-“pauze-humanitare”-ne-rripin-e-gazes

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock kërkoi “pauzë të re humanitare” për dërgimin e ndihmës te palestinezët në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë gjermane DPA, Baerbock u takua me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry dhe deklaroi se Izraeli duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në Gaza.

“Vuajtjet e kaq shumë palestinezëve të pafajshëm nuk mund të vazhdojë kështu. Ka nevojë për më shumë pauza humanitare për dërgimin e më shumë ndihmave për njerëzit”, theksoi Baerbock.

Ajo potencoi edhe një herë se është pro zgjidhjes me dy shtete mes Izraelit dhe palestinezëve. Shefja e diplomacisë gjermane njoftoi se do të vizitojë pikën kufitare të Egjiptit, Rafah, që hapet për pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Related posts

Kanadaja dënon dhunën në Bregun Perëndimor: Vendbanimet kolone duhet të ndalen

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet në Francë, kryeministri Gabriel Attal: Përpjekjet për të parandaluar ekstremin e djathtë për të marrë një shumicë votash mund të kenë sukses!

admin

UKMTO: Një anije u godit nga një predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit

Kushtrim Guraj