RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Gazetarja e Al-Jazeera-s u vra nga plumbat e forcave izraelite

okb:-gazetarja-e-al-jazeera-s-u-vra-nga-plumbat-e-forcave-izraelite

Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), plumbat që i morën jetën gazetares së njohur të Al-Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, u shkrepën nga pala izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

“I gjithë informacioni që kemi mbledhur është në përputhje me konstatimin se të shtënat që vranë Abu Akleh-n dhe plagosën kolegun e saj Ali Sammoudi erdhën nga forcat izraelite të sigurisë dhe jo nga gjuajtjet joselektive nga palestinezët e armatosur, siç pretendohej fillimisht nga autoritetet izraelite”, tha OHCR në një deklaratë.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë informacion që sugjeron se ka pasur aktivitet nga palestinezë të armatosur në afërsi të gazetarëve”, tha zyra, duke shtuar se është “thellësisht shqetësues” fakti që autoritetet izraelite ende nuk kanë kryer hetim penal për këtë çështje.

Më 11 maj, Abu Akleh, 51 vjeçe, po raportonte për një sulm ushtarak izraelit pranë kampit të refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar kur u qëllua për vdekje. Zyrtarët palestinezë dhe punëdhënësi i saj, Al-Jazeera, thanë se ajo u vra nga forcat izraelite.

Izraeli, nga ana e tij, mohoi çdo përgjegjësi dhe bëri thirrje për një hetim të përbashkët me palestinezët, gjë që u refuzua nga autoritetet në Palestinë. /aa

Related posts

Dështuan pak ditë më parë, Egjipti nis bisedime të reja me Izraelin dhe Hamasin për një armëpushim të mundshëm

admin

Kina në bisedime me Iranin për të lejuar kalimin e sigurt të naftës dhe gazit përmes Hormuzit

Muhamet Ramadani

Me 300 mijë ushtarë, Polonia thotë se do të ketë forcat tokësore më të fuqishme në Evropë

admin