RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ja se cilat janë ushqimet më të mira për zhvillimin e kockave tek fëmijët

ja-se-cilat-jane-ushqimet-me-te-mira-per-zhvillimin-e-kockave-tek-femijet

Produktet e qumështit: Djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet më kryesore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të gjitha të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave tek fëmijët, por edhe tek të rriturit.

Mishi i pulës:  Ky mish përmban sasi të lartë të proteinës që ndihmon në zhvillimin e kockave.  

Vezët: Veza është një burim proteinash që duhet ta shtoni në dietën ushqimore. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12, që mban trupin të shëndetshëm.

Bananet:  Ky frut përmban një sërë përfitimesh shëndetësore, një prej të cilave është edhe forcimi i kockave. Bananet përmbajnë sasi të lartë të magnezit, kalciumit, kaliumit dhe probiotikët, lëndë ushqyese këto shumë të nevojshme për trupin.

Peshku: Peshqit si salmoni, tuna janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave, Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave tek fëmijët, ndaj është me rëndësi që këto ushqime t’i shtoni në dietën tuaj./ Healthline

Related posts

Vështirë dallohen nga alergjitë, intolerancat më të shpeshta ushqimore

admin

Përse jemi të përgjumur kur bie shi?

Muhamet Ramadani

Këto janë ushqimet dhe pijet më të mira për të ndihmuar në luftimin e refluksit

RTI