RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lavrov: BE dhe NATO si Hitleri, po përgatisin luftë kundër Rusisë

lavrov:-be-dhe-nato-si-hitleri,-po-pergatisin-lufte-kunder-rusise

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se perspektiva evropiane e Ukrainës dhe Moldavisë nuk përbënte “rrezik”për Rusinë, pasi sipas tij BE-ja nuk është një aleancë ushtarake.

Megjithatë, ai akuzoi BE-në dhe NATO-n se po mbledhin një “koalicion” për t’u përgatitur për një luftë me Rusinë, duke i krahasuar ato me aleancën naziste të Luftës së Dytë Botërore.

“Hitleri nën flamurin e tij kishte bashkuar një pjesë të madhe të vendeve evropiane për të luftuar kundër Bashkimit Sovjetik. Sot BE-ja dhe NATO po bashkojnë një koalicion të tillë për të bërë luftë kundër Rusisë”, tha Lavrov gjatë një vizite pune në Azerbajxhan.

Marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin kanë qenë nivelin më të ulët që kur Presidenti Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë, duke shkaktuar edhe një breshëri sanksionesh të vendosura ndaj Moskës.

Udhëheqësit e BE-së i dhanë të enjten statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë, por thanë se Gjeorgjia, e cila gjithashtu aplikoi për anëtarësim, mund ta marrë këtë status vetëm pasi të trajtohen çështjet e pazgjidhura.

Ndërkohë dhe vetë Kremlini reagoi këtë të premte duke thënë se vendimi i Bashkimit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës, aty ku Rusia po zhvillon një fushatë ushtarake është tërësisht “një çështje e brendshme” e unionit.

“Këto janë, natyrisht, çështje të brendshme evropiane,” tha zëdhënësi i Kremlinit.

Peskov në një konferencë për mediat u shpreh se për Rusinë është thelbësore që të gjitha këto procese të mos sjellin më shumë probleme tek ajo dhe në marrëdhëniet e vendeve të lartpërmendura me të.

Related posts

“Ia kam bërë të qartë që nuk do kenë mbështetjen tonë!”- Biden paralajmëron Izraelin: Do ndalojmë furnizimin me armë nëse pushtojnë Rafahun

admin

Samiti “G77+Kina” do të mbahet në Kubë

rezart morina

Dërgesa e parë e grurit ukrainas niset nga porti i Odesës – VIDEO

admin