RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shpallet konkursi| Në shkollat e mesme të Prishtinës do të pranohen mbi 3 mijë nxënës

shpallet-konkursi|-ne-shkollat-e-mesme-te-prishtines-do-te-pranohen-mbi-3-mije-nxenes

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) ka shpallur konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (10) të gjimnazeve dhe shkollave profesionale për vitin shkollor 2022/2023.

Në shkollat e mesme të kryeqytetit këtë vit planifikohen të regjistrohen 3 mijë e 324 nxënës, shkruan Demokracia.com.

Në gjimnazin “Sami Frashëri” do të regjistrohen 352 nxënës.

Në gjimnazin “Ahmet Gashi” do të regjistrohen 384 nxënës.

384 nxënës të tjerë do të regjistrohen në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ndërsa në “Eqrem Çabej” do të regjistrohen 256 nxënës.

Po ashtu edhe 64 të tjerë në Medresenë Alaudin.

Në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli”, DKA-ja ka shpallur konkurs për pranimin e 224 nxënësve. DKA ka shpallur konkurs edhe për 420 vende për Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori”, shkruan Demokracia.com.

392 nxënës do të pranohen në shkollën “Hoxhë Kadri Prishtina”.

Po ashtu, 56 nxënës do të pranohen në shkollën “7 Shtatori”

Në shkollën “Gjin Gazulli” do të pranohen 264 nxënës.

Në SHMAT “Abdyl Frashëri” do të pranohen 196 nxënës dhe 50 të tjerë në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”.

Paraqitja e dokumenteve bëhet më datat 27, 28 dhe 29 qershor.

Rezultatet për pranimin e nxënësve do të publikohen më 30 qershor.

Related posts

EMRAT/ Shpërthimi me eksploziv në Athinë, vihen në pranga 4 shqiptarë. Dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale

admin

Xhaferoviq pas takimit me Erdoğan-in: Turqia ka rol shumë stabilizues në rajon

admin

Gara presidenciale/ VOA: Agjencitë e zbulimit paralajmërojnë zyrtarët zgjedhorë të përgatiten për…

admin