RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe BotëShëndetësi

OBSh: Në mbarë botën 3 persona kanë vdekur nga lija e majmunit

obsh:-ne-mbare-boten-3-persona-kane-vdekur-nga-lija-e-majmunit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se 3 persona kanë vdekur në mbarë botën nga virusi i lisë së majmunit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim nga OBSH-ja, janë përditësuar të dhënat për përhapjen e lisë së majmunit në vendet ku është epidemike dhe jo epidemike nga 1 janari deri më 4 korrik.

Më tej theksohet se janë konfirmuar 6.027 raste të dërguara në qendër nga 59 vende në 5 rajone të OBSH-së dhe 3 vdekje nga lija e majmunit.

Duke qenë se rastet në rritje shkaktuan panik në shumë vende, OBSH-ja njoftoi se do të përditësojë rastet e lisë së majmunit çdo 2 javë nga tani e tutje.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ende ka disa vështirësi në përcaktimin e rasteve të lisë së majmunit me testim, ndaj një numër i konsiderueshëm i rasteve nuk mund të regjistrohej zyrtarisht.

Ai potencoi se virusi është përhapur edhe në Afrikë ndërsa raste të reja janë zbuluar në të gjithë kontinentin në rajone ku virusi nuk ka qenë kurrë efektiv.

Related posts

Koreja Jugore thyen rekordin e saj botëror për nivelin e ulët të lindshmërisë

rezart morina

OKB-ja bën thirrje që muslimanët e Arakanit të përfshihen në zgjidhjen e krizës në Mianmar

admin

Çavuşoğlu: Qëndrimi ynë lidhur me ujgurët ka dëmtuar raportet me Kinën

admin