RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump konfirmon ftesën për Putinin në “Bordin e Paqes” për Gazën

trump-konfirmon-ftesen-per-putinin-ne-“bordin-e-paqes”-per-gazen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konfirmoi të hënën se homologu i tij rus, Vladimir Putin, është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes” për Gazën, transmeton Anadolu.

“Ai është ftuar”, u tha Trump gazetarëve.

Më herët të hënën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Putini ishte ftuar të bashkohej me iniciativën e udhëhequr nga SHBA-ja.

“Po, me të vërtetë presidenti Putin ka marrë përmes kanaleve diplomatike ftesë për t’u bashkuar me këtë Këshill të Paqes. Për momentin, po shqyrtojmë të gjitha detajet e këtij propozimi, përfshirë shpresën për kontakte me palën amerikane për të sqaruar të gjitha nuancat”, tha Peskov.

Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të premten njoftoi formimin e Bordit të Paqes, duke thënë se ai do të “luajë rol thelbësor në përmbushjen” e 20 pikave të planit të Trumpit për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës së Izraelit në Gaza dhe për të rindërtuar enklavën si dhe “për të siguruar mbikëqyrje strategjike, duke mobilizuar burimet ndërkombëtare dhe duke siguruar llogaridhënie ndërsa Gaza kalon nga konflikti në paqe dhe zhvillim”.

SHBA-ja gjithashtu themeloi Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG) për të zbatuar fazën e dytë të planit gjithëpërfshirës të Trumpit për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, së bashku me një bord ekzekutiv themelues dhe një bord ekzekutiv të Gazës në mbështetje të NCAG-ut.

Related posts

Gjithçka në llogari të qytetarit – Çmimet e larta që po vështirësojnë jetesën në Kosovë

admin

Analiza e REL: A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?

admin

FOTO+VIDEO/ Dy ditë pas atentatit, Donald Trump shfaqet me veshin e fashuar. Pritet me entuziazëm në Milwaukee

admin