RTV AHIRETI
Lajme

Türkiye shpërndan kurbane për familjet në nevojë në Shqipëri

turkiye-shperndan-kurbane-per-familjet-ne-nevoje-ne-shqiperi

Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiye-s (TDV), ka organizuar therjen e kurbaneve dhe shpërndarjen e tyre për familjet në nevojë në Shqipëri, me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mishi i kurbanit është shpërndarë nën kujdesin e Zyrës së Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Türkiye-s në Tiranë për dhjetëra familje në nevojë që janë pjesë e Shoqatës “Në Ndihmë të Personave të Paaftë”.

Këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Türkiye-s në Tiranë, dr. Adem Gerlegiz, duke folur për të pranishmit, tha se Türkiye do të vazhdojë të japë ndihmën e saj në çdo vend të botës.

“Këto kurbane janë dhuratë nga bamirësit nga Türkiye. Thotë i dërguari i Allahut që njeriu më i mirë tek njerëzit është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit e tjerë. Për aq kohë sa do të jemi gjallë, Türkiye do të vazhdojë të japë ndihmën e saj në çdo vend të botës. Populli i Türkiye-s nga ju pret vetëm lutje”, u shpreh Gerlegiz.

Me kontributin e TDV-së do të shpërndahen pako me mish kurbani për rreth 220 familje në nevojë në Shqipëri.

Related posts

Macron thotë se mund të ketë masa ndëshkuese ndaj Kosovës e Serbisë

admin

Borrelli organizon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, pjesë Osmani e Vuçiq

rezart morina

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Pakistan

admin