RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosovë, 12 automjete me ndihma humanitare nisen për në Ukrainë

kosove,-12-automjete-me-ndihma-humanitare-nisen-per-ne-ukraine

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka nisur ndihma për në Ukrainë, për shkak të gjendjes së rënduar të popullit ukrainas nga lufta Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 12 automjete të EULEX-it të mbushura me ndihma do t’i dhurohen Misionit Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë (EUAM), që është mision i ngjashëm me atë të EULEX-it në Kosovë.

Shefi i misionit EULEX, Lars-Gunnar Wiegemark, tha se shpreson që këto ndihma t’i ndihmojnë njerëzit në Ukrainë. Wiegemark tha se me këto veprime, Kosova po tregon se e ka vendin në Bashkimin Evropian (BE).

“Jemi mbledhur këtë mëngjes që t’i dërgojmë 10 automjete të Misionit EULEX në Ukrainë si dhe dy automjete shtesë për të burgosur. Këto 12 automjete do t’i dhurohen policisë shtetërore kufitare të Ukrainës. Këto donacione janë mundësuar nga kolegët tanë në Misionin Këshilldhënës të Bashkimit Evropian në Ukrainë që është i ngjashëm me Misionin EULEX në Kosovë. Secila nga këto 12 automjete është e mbushur me furnizime humanitare për Ukrainën”, theksoi Wiegemark.

Wiegemark tha se automjetet janë të ngarkuara me produkte ushqimore dhe jo-ushqimore, përfshirë rroba, thasë gjumi, produkte për higjienën personale dhe materiale mjekësore.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se Kosova që nga dita e parë e luftës në Ukrainë është pozicionuar në anën e Ukrainës dhe ka marrë masa të ndryshme dënuese për Rusinë.

“Ne dëshirojmë që secili qytetar në Ukrainë që ta dijë se njerëzit në Kosovë e kuptojnë shumë mirë se nëpër çfarë jeni duke kaluar sepse lufta në Kosovë nuk ka shumë kohë që ka ndodhur dhe qytetarët e mbajnë fare mirë. Pra, ju lutem shiheni solidaritetin tonë si diçka krejt të natyrshme dhe normale”, theksoi Gërvalla-Schwarz.

Kjo nuk është ndihma e parë e Misionit EULEX për Ukrainën, pasi para disa muajsh EULEX-i kishte dhuruar edhe një numër të jelekëve anti-plumb dhe helmeta për Ukrainën.

Related posts

Kovaçevski: Nuk pranojmë asgjë pa definim të qartë për identitetin dhe gjuhën maqedonase

admin

BE: Kosova dhe Serbia t’i krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut

admin

ECOWAS-i takohet me presidentin Mohamed Bazoum

admin