RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Një i vdekur nga coronavirusi dhe 1,084 raste të reja

nje-i-vdekur-nga-coronavirusi-dhe-1,084-raste-te-reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 2,811 testime të kryera nga IKSHPK gjatë 24 orëve të fundit 1,084 persona kanë rezultuar pozitivë, me coronavirus.

MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes.

Po në 24 orët e fundit janë shëruar 406 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 4,902.

Të vaksinuar brenda 24 orëve janë 293 persona.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe t’i bartin maskat në ambientet e mbyllura.

Related posts

Studim/ Boronicat mund të ulin infeksionet urinare me 50%

Muhamet Ramadani

Maqedoni e Veriut, kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski për “keqpërdorim detyre”

Muhamet Ramadani

Minibusi përplaset me kamionin në Rusi, 15 viktima

admin