RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti tregon të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës

kurti-tregon-te-gjitha-vendimet-qe-i-mori-sot-qeveria-e-kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë marrë miratuar projektligje e janë marr vendime për mërgatën, shëndetësinë, sigurinë e të drejtat e njeriut.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “përfshirja aktive e mërgatës në politikbërje dhe forcimi i lidhjeve të saj me Kosovën, është qëllimi i Programit për Diplomaci Qytetare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për realizimin e këtij programi ndamë 90 mijë euro”.

“Përditësuam agjendën legjislative për vitin 2022, duke përfshirë këtu obligimin për hartimin e rregullave që mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Më tej ai thotë se “me 5.5 milionë euro do të vazhdojmë pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, por jo me pak se 60 euro deri në gjashtë muaj”.

“Miratuam Projektligjin për Sanksionet e Shënjestëruara Kundër Shkelësve të Huaj të të Drejtave të Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky, i pari i këtij lloji në Republikën e Kosovës, përmes të cilit vendi ynë rreshtohet në radhën e shteteve demokratike që kanë normuar këto sanksione”.

Kurti thotë se në mbledhjen e sotme kanë emëruar bordin e ri të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.

“Miratuam tri projektligjet e propozuara nga Ministria e Mbrojtjes të cilat, ndër të tjera, vendosin kontrolle të ndërsjella institucionale dhe linja të qarta të komandimit, me qëllim të mbrojtjes adekuate të interesit nacional”.

Ai gjithashtu thotë se “miratuam tri vendime për shpronësim në interes publik, për ndërtimin e “Rrugës Shtetërore” që lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Maqedonisë; për ndërtimin e objektit të Qendrës për Pajisje me Dokumente dhe Qendrës për Regjistrim të Automjeteve për nevoja të Ministrisë së Punëve të Brendshme; dhe, të pronave të palujatshme të cilat gjenden brenda lokacionit të ish “Aeroportit të Gjakovës” për nevoja të realizimit të projekteve të Ministrisë së Mbrojtjes”.

“Për sigurimin e librave për nxënësit e komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ndamë 255 mijë euro”, ka shkruar Kurti.

Related posts

Koci: Dënimi minimal për dhunuesit e 11-vjeçares është 15 vjet, maksimal – burgim i përjetshëm

admin

Aksidenti me pasojë vdekjen, paraburgoset shtetasi i Kosovës në Kroaci

admin

Marok – Të paktën 1 037 të vdekur nga tërmeti

rezart morina