RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Shtohen rastet e hospitalizimeve, Ministria e Shëndetësisë thotë se situata me COVID-19 i ngjason janarit

shtohen-rastet-e-hospitalizimeve,-ministria-e-shendetesise-thote-se-situata-me-covid-19-i-ngjason-janarit

Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje enorme e rasteve pozitive dhe hospitalizimeve si pasojë e coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe në janar 2022, ka pasur valë të rritjes së rasteve të reja dhe hospitalizimeve nga COVID-19.

Ndaj, përmes një grafike ka bërë krahasimin e valës së kaluar të janarit 2022 dhe tani.

Në njoftim thuhet se rritja e rasteve tani po përcillet me shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital sikurse vala e kaluar.

“Kur në janar kaluan 1,500 raste ditore të COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale për trajtim nga COVID-19, duke arritur në 229 pacientë të shtrirë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Aktualisht në spitalet e vendit bëhet e ditur se janë 95 pacientë që po marrin trajtim për COVID-19.

“Ndihmo në përballimin e valës së re të COVID-19!”, apelon MSh-ja.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një rast i vdekjes nga coronavirusi, kurse janë shënuar edhe 1,390 raste të reja të të infektuarve me këtë virus.

Related posts

FAST Kosova arreston serbin që po kërkohej nga Interpol

Muhamet Ramadani

Palestinë: Ja një përmbledhje e ngjarjeve kryesore të orëve të fundit

admin

Turqi, ndërron jetë fëmija 12-vjeç i cili u nxor nga rrënojat 296 orë pas tërmetit në Hatay

admin