RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Shtohen rastet e hospitalizimeve, Ministria e Shëndetësisë thotë se situata me COVID-19 i ngjason janarit

shtohen-rastet-e-hospitalizimeve,-ministria-e-shendetesise-thote-se-situata-me-covid-19-i-ngjason-janarit

Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje enorme e rasteve pozitive dhe hospitalizimeve si pasojë e coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe në janar 2022, ka pasur valë të rritjes së rasteve të reja dhe hospitalizimeve nga COVID-19.

Ndaj, përmes një grafike ka bërë krahasimin e valës së kaluar të janarit 2022 dhe tani.

Në njoftim thuhet se rritja e rasteve tani po përcillet me shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital sikurse vala e kaluar.

“Kur në janar kaluan 1,500 raste ditore të COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale për trajtim nga COVID-19, duke arritur në 229 pacientë të shtrirë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Aktualisht në spitalet e vendit bëhet e ditur se janë 95 pacientë që po marrin trajtim për COVID-19.

“Ndihmo në përballimin e valës së re të COVID-19!”, apelon MSh-ja.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një rast i vdekjes nga coronavirusi, kurse janë shënuar edhe 1,390 raste të reja të të infektuarve me këtë virus.

Related posts

Të mirat e domates

admin

Erion Veliaj drejt fitores, kalon 11 mijë vota para kandidatit Belind Këlliçi

rezart morina

Presidenti i Polonisë: Sulmi besohet të jetë i paqëllimshëm nga forcat ukrainase

admin