RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rreth 1200 emigrantë zbarkuan në Itali brenda një dite

rreth-1200-emigrante-zbarkuan-ne-itali-brenda-nje-dite

Rreth 1200 emigrantë pa dokumente kanë mbërritur me varkë në Itali gjatë 24-orëve të fundit, kanë njoftuar autoritetet, shkruan BBC-ja të dielën.

Emigrantët, të cilët kanë arritur nga disa vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme, zbarkuan në disa porte në Sicili.

Zyrtarët thonë se 674 njerëz u shpëtuan dhe pesë trupa të pajetë u gjetën nga një varkë peshkimi e mbipopulluar në brigjet e Kalabrisë.

522 persona të tjerë të shpëtuar nga rreth 15 varka janë dërguar në Lampedusa të shtunën. /koha

Related posts

Presidenca jep detaje rreth takimit Osmani-Biden

admin

Rusia dhe India u bëjnë thirrje palëve të mbeten të përkushtuara ndaj “ndërprerjes së konfliktit” në Gaza

RTI

Kryeministrja Meloni: Italia nuk është pjesë e konfliktit në Iran, po punojnë për të mbrojtur interesat e vendit

admin