RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Marrëveshja 200 milionë dollarëshe që pritet të nënshkruhet në SHBA, këto do të jenë tri projektet energjetike që do të përfitoj Kosova

marreveshja-200-milione-dollareshe-qe-pritet-te-nenshkruhet-ne-shba,-keto-do-te-jene-tri-projektet-energjetike-qe-do-te-perfitoj-kosova

Përfaqësuesit e shtetit të Kosovës do të nënshkruajnë në Uashington marrëveshjen me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej 236.7 milionë dollarë.

Ky theksohet të jetë investimi më i madh i bërë ndonjëherë në fushën e energjisë në Kosovë.

“Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë”, thuhej në njoftimin.

Por cilat do të jenë tri projektet energjetike që pritet të realizohen në Kosovë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje?

Sipas njoftimit të mëhershëm të Qeverisë, programi do të përfshijë këto tri projekte:

1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MW, që ofrojnë rezervë 340 MWh),

2. Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe

3. Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

Nga ky financim 200 milionë dollarësh do të vijë në formë granti nga SHBA-ja përmes MCC-së, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, ndërsa 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD).

Projekti i parë konsiston në blerjen dhe instalimin e baterive me kapacitet të lartë, që shërbejnë si rezerva të energjisë.

“Kapaciteti i sistemit akumulues të energjisë pritet të jetë më i madhi në Evropë për kokë-banori dhe shënon njërin prej projekteve më inovative në rajon dhe më gjerë. Rezerva do të përdoret për stabilizimin e frekuencës së luhatshme të rrymës elektrike si pasojë e disbalancit të furnizimit dhe konsumit. Bateritë po ashtu mund të përdoren për arbitrazh të energjisë, që do të thotë, për ruajtjen e energjisë në orët e hershme të mëngjesit kur shpenzimi është i ulët, me qëllim të përdorimit të saj kur është nevoja gjatë orëve me konsum të lartë. Tutje, bateritë do të mund të lidhen shumë lehtë me burime solare, të erës, dhe burime të ngjashme, gjë që do ta përshpejtojë kalimin e Kosovës në burime të ripërtërishme dhe të qëndrueshme të energjisë”, ishte thënë më parë në një njoftim të ministrisë së Ekonomisë.

Projekti i dytë synon të krijojë një program të studimit për të zhvilluar aftësitë e individëve që do të punojnë në këtë sektor dhe synon të ketë përfshirje më të madhe të grave.

Projekti i tretë është financim nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD).

Sipas Qeverisë, “projekti synon të rrisë përfshirjen e sektorit privat gjatë implementimit të programit Kompakt në fushat që mbështesin ose plotësojnë objektivat e projektit të rezervave të energjisë dhe atë të zhvillimit të fuqisë punëtore”.

Related posts

Sekretari amerikan i Shtetit shënon Ditën Ndërkombëtare të Luftimit të Islamofobisë

admin

Sulm me armë zjarri në Los Anxhelos, 10 të vrarë

admin

Ben-Gvir, Netanyahut: Marrëveshja e pakujdesshme me Hamasin mund të çojë në prishjen e koalicionit

rezart morina