RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i njerëzve që migrojnë në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

numri-i-njerezve-qe-migrojne-ne-mbreterine-e-bashkuar-arrin-nivelin-me-te-larte-te-te-gjitha-koherave

Në Mbretërinë e Bashkuar është regjistruar shifra më e lartë e migracionit deri më tani, me 504 mijë njerëz më shumë sesa ato që janë larguar nga vendi midis qershorit 2021 dhe qershorit 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS), 504.000 njerëz më shumë shkuan në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kësaj periudhe në krahasim me ata që u larguan nga vendi, duke thyer rekordin prej 390.000 të regjistruar në vitin 2015.

Në raport thuhet se numri total i njerëzve që erdhën në Mbretërinë e Bashkuar në periudhën qershor 2021-qershor 2022, kur numri i emigrantëve arriti në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, është 1,1 milion.

Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare për Migracionin, Jay Lindop, tha se rritja ishte për shkak të numrit të madh të refugjatëve nga Afganistani, Hong Kongu dhe Ukraina, të cilëve iu dha e drejta për të jetuar në vend.

Lindop tha se faktorë të tillë si rritja e numrit të studentëve ndërkombëtarë që kanë ardhur, e që më herët kanë studiuar online gjatë pandemisë, si dhe migrimi i njerëzve për arsye familjare, gjithashtu kontribuuan në rritjen e numrit.

Qeveria britanike është zotuar të zvogëlojë hendekun midis numrit të njerëzve që vijnë dhe atyre që largohen nga vendi.

Popullsia e përgjithshme e Britanisë së Madhe është rreth 67,5 milionë.

Related posts

Berisha: Në Janar do të ketë protesta

admin6

Turqia dhe Kina diskutojnë zhvillimet e fundit në Gaza

admin6

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen të mërkurën në Bruksel

admin