Gazeta mianmarase “Mirror Daily” njoftoi se 4 persona janë ekzekutuar “në përputhje me procedurat ligjore” për shkak të planifikimit dhe drejtimit të “vrasjeve të dhunshme dhe terroriste”
Administrata ushtarake, e cila erdhi në pushtet pas puçit në Mianmar në vitin 2021 ka ekzekutuar 4 persona, përfshirë përfaqësuesin e Unionit Demokratik Nacional (NLD) që u përmbys përmes grusht shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta mianmarase “Mirror Daily” nuk theksoi se kur dhe ku është kryer ekzekutimi, por bëri të ditur se 4 persona janë ekzekutuar “në përputhje me procedurat ligjore” për shkak të planifikimit dhe drejtimit të “vrasjeve të dhunshme dhe terroriste”.
Aung Myo Min, ministri për të drejtat e njeriut në Qeverinë e unitetit nacional kundër puçit, tha se qëllimi i ekzekutimit është “frikësimi i njerëzve”.
Elaine Pearson, drejtoresha për Azi në organizatën Human Rights Watch (HRW), deklaroi se ekzekutimet janë “të padrejta dhe të motivuara politikisht”.
Pearson tha se regjimi ushtarak me këto ekzekutime ka për qëllim të shkatërrojë protestat kundër grusht shtetit.
Ushtria e Mianmarit më 1 shkurt të vitit 2021 kreu grusht shtet dhe mori pushtetin në këtë vend. Ushtria shpalli gjendje të jashtëzakonshme një vjeçare dhe arrestoi krerët e Qeverisë, përfshirë edhe Aung San Suu Kyi.
Ajo që atëherë është në paraburgim dhe prej atëherë nuk i lejohet të flasë në opinion. I gjykohet në seanca të mbyllura ndërsa avokatëve të saj u është ndaluar të shpalosin informacione për gjykimet.
Në intervenimet e ushtrisë mianmarase kundër grupeve dhe individëve që iu kundërvunë puçit, deri më tani kanë vdekur 902 persona, ndërsa mijëra të tjerë janë arrestuar.
Asociacioni për ndihmë të të burgosurve politikë (AAPP) më herët njoftoi se më shumë se 1.400 persona janë vrarë ndërsa më shumë se 10 mijë protestues janë arrestuar. /aa
Myanmar’s military gov’t has executed 4 anti-coup activists, marking the first use of capital punishment in the Southeast Asian country since the 1980s pic.twitter.com/r1zZw0YQfA
— Al Jazeera English (@AJEnglish) July 25, 2022