RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raketat amerikane HIMARS shkatërruan 50 depo municionesh të Rusisë

raketat-amerikane-himars-shkaterruan-50-depo-municionesh-te-rusise

Nëpërmjet sistemeve raketore HIMARS, Ukraina ia ka shkatërruar Rusisë të paktën 50 depo municionesh, raportoi BBC-ja të hënën.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, deklaroi se depot ruse u sulmuan me sisteme raketore që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e secili target rezultoi me sukses.

“Kishim një raport me kolegët tanë (amerikanë v.j.) që konfirmuan informacionin. Po flasim për 50 objekte vetëm ku ruhen municionet”, shtoi ai.

Sipas Reznikovit, forcat ruse nuk po arrijnë t’u bëjnë ballë sulmeve me HIMARS.

“SHBA-ja e ka parë që sulmet po bëhen në mënyrë profesionale nga ushtria jonë, gjë që rrit nivelin e besimit”, theksoi ministri.

Deri më tash, SHBA-ja e ka furnizuar Ukrainën me 16 sisteme raketore HIMARS.

HIMARS-ët u cilësuan shumë precizë, ndërsa sipas SHBA-së, ende asnjë sistem i tillë nuk është shkatërruar nga Rusia.

“Këto sisteme nuk janë shkatërruar nga rusët deri më sot. Dhe ata (ukrainasit) po i përdorin ato në mënyrë shumë efektive, duke përdorur armë precize kundër objektivave”, tha ditë më parë kreu i Shtabit të SHBA-së, Mark Milley. /koha

Related posts

Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

admin

Radari turk i ASELSAN do të kontribuojë në sigurinë e fluturimeve në Siri

RTI

Akuzohet se ka p*rdhunuar të paktën 10 herë të dashurën e djalit të tij, 44-vjeçari lihet në paraburgim! Çfarë pretendon i pandehuri dhe babai i të miturës

admin