RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me komandantin Corell, flasin për mbështetjen e ShBA-së ndaj FSK-së

kurti-takohet-me-komandantin-corell,-flasin-per-mbeshtetjen-e-shba-se-ndaj-fsk-se

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajorin Benjamin J. Corell.

Duke theksuar angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai veçanërisht falënderoi shtetin e Iowa-s dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s për kontributin e deritashëm për Forcën e Sigurisë si dhe rolin rol kyç në të bërit e Kosovës kontribuese të sigurisë në botë, duke e përfshirë FSK-në në misionet e ruajtjes së paqes.

Kryeministri ritheksoi se synimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është të kemi Forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese në mbrojtje të vendit dhe të jetë e ndërveprueshme me partnerët dhe aleatët në ruajtjen e paqes në botë.

U bisedua edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive, rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e pajisjeve të reja dhe të avancuara për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në takimin e përbashkët, ku mes tjerësh ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier, koloneli Ejup Maqedonci dhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, u theksua partneriteti i fortë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, dhe potenciali për rritje të bashkëpunimit.

Related posts

Sulme të kolonëve në veri të Ramallahut, ka të plagosur

Kushtrim Guraj

Bien krimba nga qielli, India përballet me një fenomen të pazakontë – VIDEO

admin

Rrufeja vret 20 persona në Indi

admin