RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japonia ekzekuton vrasësin që vrau shtatë persona në Tokio

japonia-ekzekuton-vrasesin-qe-vrau-shtate-persona-ne-tokio

Japonia ka ekzekutuar një 39-vjeçar që vrau shtatë persona në Tokio më 2008 në një sulm me thikë.

Tomohiro Kato kreu një nga vrasje masive më tronditëse në historinë e vendit, raportoi BBC-ja të martën.

Ai ishte 25 vjeç kur futi kamionin brenda një turme gjatë kohës së drekës në zonën tregtare Akihabara, duke vrarë tre persona.

Ai më pas theri kalimtarët me thikë duke vrarë katër persona dhe duke plagosur tetë.

Ai u kap nga policia në vendin e ngjarjes dhe më pas pranoi krimet e tij duke thënë se ai ishte zemëruar nga bullizmi në internet.

Tetë vjet pasi Kato u dënua me vdekje, qeveria konfirmoi se kishte urdhëruar ekzekutimin e tij.

Kato u var në qendrën e dënimit të Tokios.

Në kohën kur ishte arrestuar, Kato pati thënë: “Erdha në Akihabara për të vrarë njerëz. Nuk kishte rëndësi kë vrisja”. /koha

Related posts

​Ushtarët amerikanë e letonezë në KFOR mbajnë stërvitje të përbashkëta

admin

Raketat ruse bien në Poloni, kryeministri polak fton takim urgjent – merr pjesë edhe presidenti

admin

“Shpata e Artë”/ PK-ja: Mbetemi të përkushtuar në ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt

admin