RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 18 pa’lestinezë humbën jetën në su’lmet e Iz’raelit ndaj Ga’zës

te-pakten-18-pa’lestineze-humben-jeten-ne-su’lmet-e-iz’raelit-ndaj-ga’zes

Të paktën 18 palestinezë humbën jetën në sulmet e Izraelit në vende të ndryshme të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burime mjekësore, 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së shtëpisë së familjes Abu Hamda në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Pesë palestinezë të tjerë humbën jetën si pasojë e sulmit ajror në distriktin Tel es-Sultan në perëndim të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës dhe 7 persona humbën jetën në sulmin ajror në të cilin u shënjestrua shtëpia e familjes Diyab në qytezën Az-Zawayda në pjesën qendrore të Gazës.

Një palestinez humbi jetën gjithashtu nga një sulm me dron në hyrje të qytetit Beit Hanun në veri të Gazës. Askush nuk u vra apo u plagos kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në lagjen Al Manara të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Njësia izraelite e Mbrojtjes Civile njoftoi se nuk pati viktima në sulmin që goditi një shtëpi në lagjen Tel el-Heva në jugperëndim të Gazës.

Ka pasur edhe persona të plagosur nga sulmet artilerike të Izraelit në pjesë të ndryshme të Gazës.

Më shumë se 38.700 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe mbi 89.000 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Mbi nëntë muaj pas fillimit të sulmeve izraelite, pjesë të gjera të Gazës qëndrojnë në gërmadha, krahas një bllokade paralizuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të ndalonte menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Forcat izraelite tërhiqen nga kampi i refugjatëve Al-Faria në Bregun Perëndimor, ku vranë 4 palestinezë

Muhamet Ramadani

NATO: Aleanca gati të mbrohet nga çdo kërcënim

Hevzi

Ushtria izraelite jep sinjal për zgjerimin e pushtimit edhe në rajonet jugore të Gazës

admin