RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani ndërton reaktor të ri hulumtues bërthamor

irani-nderton-reaktor-te-ri-hulumtues-berthamor

Presidenti i Drejtorisë për energji bërthamore të Iranit, Mohammad Eslami tha se në impiantin bërthamor në Esfahan do të ndërtohet një reaktor i ri hulumtues bërthamor

Presidenti i Drejtorisë për energji bërthamore të Iranit, Mohammad Eslami deklaroi se në impiantin bërthamor në Esfahan do të ndërtohet një reaktor i ri hulumtues bërthamor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç theksoi agjencia zyrtare iraniane IRNA, Eslami vizitoi impiantin për pasurim të uraniumit në provincën Esfahan.

Me këtë rast ai paralajmëroi ndërtimin e një reaktori të ri hulumtues bërthamor.

Eslami tha se reaktori hulumtues që do të ndërtohet për zbatimin e testeve të karburantit për reaktorë tjerë do të vendoset në kuadër të Qendër për teknologji bërthamore në Esfahan, një nga objektet më të mëdha bërthamore në shtet.

Sipas tij, projekti tërësisht do të ndërtohet me kapacitete vendore.

Ai shtoi se dëshiron të rrisë kapacitetet e termocentraleve vendore për të avancuar programin bërthamor të Iranit dhe ekzistojnë zona të përshtatshme për termocentrale të reja bërthamore, veçanërisht në jug të vendit.

Eslami veçmas theksoi se programi bërthamor i Iranit zhvillohet vetëm për qëllime paqësore dhe civile. /aa

Related posts

E plagosën dhe e flakën anës rrugës, ndërron jetë 26-vjeçari shqiptar, në pranga një nga autorët

admin

Ministri i jashtëm turk takon në Shkup kryeministrin dhe kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut

admin6

Ukraina: Rusia po përgatit 100,000 trupa për sulm pranë Kharkiv

admin