RTV AHIRETI
Shëndetësi

Të ëmbla apo të kripura? Si ta kuptoni ç’duhet të konsumoni për mëngjes

te-embla-apo-te-kripura?-si-ta-kuptoni-c’duhet-te-konsumoni-per-mengjes

Shumë njerëz ndihen më të përqendruar kur dita fillon me një mëngjës të kripur. Ndërsa të tjerët kanë nevojë për diçka të ëmbël në mëngjes dhe nuk mund t’i rezistojnë sheqerit (edhe në format e tij natyrale si frutat).

Kështu që ndaloni për një sekondë dhe ekzaminoni ritualet tuaja të mëngjesit: A po e filloni ditën në mënyrën më ushqyese për trupin tuaj? Për ta kuptuar këtë duhet të bëni një eksperiment.

Kaloni javën e ardhshme duke monitoruar se si shkon pjesa tjetër e ditës pasi të keni konsumuar mëngjesin.

Gjithçka që duhet të bëni është të alternoni të kripurat dhe të ëmblat. Bërja e kësaj në ditët e kundërta do t’ju ndihmojë të krahasoni rezultatet më saktë. Pas mëngjesit, gjatë çdo dite të këtij eksperimenti, bëjini vetes disa pyetje të thjeshta: Si janë nivelet e mia të energjisë? A ndihem i fokusuar? Si është niveli im i urisë – a ndihem ende i ngopur? Si ndihem? Si janë dëshirat e mia?

Kur filloni çdo mëngjes me ushqimin që ju shërben më së miri juve dhe trupit tuaj, pa marrë parasysh se çfarë lexoni ,mund të ndryshojë gjithë ditën tuaj.

Related posts

Buka e thekur për shëndetin e stomakut dhe tretjen e mirë

admin

Studimi: Problemet me gjumin rrisin rrezikun e goditjes në tru

rezart morina

Në Dropull mungon shëndetësia/ Nuk ka më qendra shëndetësore, infermierët shëtisin me këmbë në fshatrat e të moshuarve

admin