RTV AHIRETI
Shëndetësi

Tri arsyet pse kajsitë konsiderohen si superfruti i verës

tri-arsyet-pse-kajsite-konsiderohen-si-superfruti-i-veres

Kajsia është një nga frutat më të shijshme të verës pasi ofron shumë përfitime për shëndetin tonë dhe na mbron nga sëmundje të ndryshme.

Ngjyra e saj portokalli dhe tekstura prej kadifeje e bëjnë atë shumë të popullarizuar me shumë njerëz. Sezoni i kajsive fillon në fund të majit dhe zgjat, në varësi të varietetit, deri në mes të gushtit.

Disa nga përfitimet më të rëndësishme që ato ofrojnë janë si më poshtë:

1. Kundër plakjes

Kajsitë ndihmojnë lëkurën tuaj të prodhojë kolagjen dhe nxisin elasticitetin e lëkurës tuaj, falë një kokteji fitonutrientësh, vitaminë C dhe A.

2.  Zemra

Kajsia mbron zemrën falë karotinës B, vitaminës C dhe kaliumit që ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

3. Imuniteti

Disa kajsi në ditë i japin trupit tuaj 50% të vitaminës A, e cila është e mirë për shikimin, shëndetin e sistemit tuaj imunitar dhe ju ndihmon të përqendroheni më mirë.

Related posts

Nëse doni t’i thoni lamtumirë mushkonjave mbillni këtë bimë në shtëpinë tuaj

admin

Keni alergji në pranverë? Disa këshilla që do t’iu ndihmojnë

admin

Tableta kundër kancerit filloi të testohet te njerëzit: Shkatërron kanceret e ngurta

rezart morina