RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPB: Gjithçka gati për regjistrimin e veturave me targa RKS

mpb:-gjithcka-gati-per-regjistrimin-e-veturave-me-targa-rks

Gjithçka është gati për fillimin e kthimit të veturave me targa ilegale në targa RKS, ka thënë Ministria e Punëve të Brendshme të premten nga një takim që ministri Xhelal Sveçla ka pasur me koordinatorët e Qendrave të Automjeteve.

Më 1 gusht nis afati i fundit shtesë që qytetarët në veri të kthejnë targat e tyre në RKS. Në qershor, Qeveria vendosi t’ua japë dy muaj afat qytetarëve që të largojnë targat ilegale. Në veri deri tash ka pasur disa reagime kundër vendimit, ndërsa nuk kanë munguar as deklarata të krerëve të Serbisë.

Sipas njoftimit të MPB-së të premten, “Sveçla ofroi mbështetjen e plotë të tij dhe të Qeverisë, më qëllim të realizimit të këtij objektivi, që është në të mirë të të gjithë qytetarëve, sepse përmirëson sigurinë në trafik, ulë numrin e veturave pa regjistrim dhe përmirëson sigurinë në përgjithësi”.

Afati për kthim të tabelave në RKS zgjat deri më 30 shtator. Në këtë periudhë janë ofruar lehtësira në procesin e kthimit targa RKS.

Related posts

Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit

Irfan Jahiu

Brenda një viti në Pejë 248 gra e 80 burra ishin viktima të dhunës në familje, Prokuroria ka ngritur 277 aktakuza

admin

Babait nga Gaza ia vrasin 15 familjarë në shtëpi, teksa ai kërkonte bukë për ta jashtë

Muhamet Ramadani