RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani pas kthimit nga SHBA: Pjesa më e rëndësishme takimi me sekretarin Blinken

osmani-pas-kthimit-nga-shba:-pjesa-me-e-rendesishme-takimi-me-sekretarin-blinken

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, janë rikthyer nga vizita e tyre disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në një konferencë të thirrur për media, Osmani ka thënë se qëndrimi i tyre në ShBA është shoqëruar me vizita të rëndësishme, ku më kryesorja ndër to ishte ajo me sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Presidentja ka theksuar marrëveshjen e bërë me MCC-në, e cila parasheh investim 236 milionësh në fushën e energjisë, duke e quajtur atë si një nga marrëveshjet më të suksesshme në dekadat e fundit.

“Marrëveshja me MCC-në është investimi më i madh në dekadat e fundit” ka thënë presidentja.Tutje, ajo ka thënë se sekretari Blinken ka përshëndetur reformat e bëra në Kosovë, si dhe gatishmërinë e vendit për të vazhduar partneritetin.

Related posts

Emiratet e Bashkuara dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të fëmijëve në Kosovë

admin

Ushtria izraelite nis sulm në shkallë të gjerë në qytetin Tubas të Bregut Perëndimor

RTI

Policia austriake ka gjetur kokën e derrit të varur në derën e xhamisë

admin