RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani pas kthimit nga SHBA: Pjesa më e rëndësishme takimi me sekretarin Blinken

osmani-pas-kthimit-nga-shba:-pjesa-me-e-rendesishme-takimi-me-sekretarin-blinken

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, janë rikthyer nga vizita e tyre disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në një konferencë të thirrur për media, Osmani ka thënë se qëndrimi i tyre në ShBA është shoqëruar me vizita të rëndësishme, ku më kryesorja ndër to ishte ajo me sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Presidentja ka theksuar marrëveshjen e bërë me MCC-në, e cila parasheh investim 236 milionësh në fushën e energjisë, duke e quajtur atë si një nga marrëveshjet më të suksesshme në dekadat e fundit.

“Marrëveshja me MCC-në është investimi më i madh në dekadat e fundit” ka thënë presidentja.Tutje, ajo ka thënë se sekretari Blinken ka përshëndetur reformat e bëra në Kosovë, si dhe gatishmërinë e vendit për të vazhduar partneritetin.

Related posts

Presidenti turk dhe kryeministri pakistanez diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale

Irfan Jahiu

Hero mes katastrofës në Nepal, mësuesi shpëton 1,643 nxënës pak para se përmbytja të shkatërronte shkollën

Muhamet Ramadani

Vjosa Osmani takohet me këshilltarin e Donald Trump: Kosova do mbetet vendi më pro-amerikan

admin