RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania pranon përgjegjësinë për krimet e Luftës së Dytë Botërore në Poloni

gjermania-pranon-pergjegjesine-per-krimet-e-luftes-se-dyte-boterore-ne-poloni

Në prag të 78-vjetorit të shpërthimit të Kryengritjes së Varshavës, Ministria e Jashtme gjermane pranoi se ”Gjermania është përgjegjëse për krimet e Luftës së Dytë Botërore në Poloni”.

Ministria e Jashtme gjermane shkruante në një deklaratë për PAP-in se qeveria gjermane i kushtoi një rëndësi të madhe përkujtimit të viktimave të krimeve gjermane të Luftës së Dytë Botërore në Poloni dhe se Gjermania ishte përgjegjëse për këto krime.

”Kjo ka gjetur reflektim në një marrëveshje koalicioni që parashikon një plan për krijimin e vendeve përkujtimore në Berlin si dhe për të mbajtur takime me polakët”, shkroi Ministria e Jashtme gjermane në një përgjigje ndaj një pyetjeje të PAP-it në lidhje me përkujtimin e viktimave të Kryengritjes së Varshavës 1944.

”Më 1 gusht, flamujt në të gjitha misionet diplomatike gjermane në Poloni do të ulen në gjysmështizë për nder të viktimave të krimeve gjermane në Poloni dhe përfaqësuesit e tyre do të marrin pjesë në kremtimet e 78-vjetorit të shpërthimit të Kryengritjes së Varshavës në Varshavë, Krakov, Wroclaw dhe Gdansk”, shkroi ministria.

Kryengritja e Varshavës ishte operacioni më i madh ushtarak nëntokësor në Evropën e pushtuar nga gjermanët.

Më 1 gusht 1944, rreth 40 000-50 000 kryengritës morën pjesë në luftime.

E planifikuar të zgjaste disa ditë, kryengritja zgjati përfundimisht mbi dy muaj.

Gjatë luftimeve në Varshavë, rreth 18 000 kryengritës humbën jetën dhe 25 000 u plagosën.

Humbjet në mesin e popullatës civile ishin të mëdha dhe arritën në përafërsisht 180 000.

Pasi kryengritja e Varshavës u shtyp, rreth 500 000 banorë të mbijetuar u detyruan të evakuohen dhe Varshava u rrafshua pothuajse plotësisht. /atsh

Related posts

NATO sjell trupa rezervë në Kosovë

admin

Grevë e përgjithshme në Izrael pas gjetjes së 6 pengjeve të vdekur, ndërpritet puna në të gjithë vendin

admin

Vr’iten 12 pa’lestinezë në su’lmin e Iz’raelit ndaj dy shtëpive në Ga’za

rezart morina