“Ghaith u arrestua në një bastisje izraelite në shtëpinë e tij në lagjen Silwan të Kudsit Lindor të pushtuar”, tha për AA, zëdhënësi i guvernatorit Mauruf al-Rifai
Forcat izraelite kanë arrestuar më shumë se 40 palestinezë, përfshirë edhe guvernatorin e Kudsit, Adnan Ghaith, në një operacion masiv arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ghaith u arrestua në një bastisje izraelite në shtëpinë e tij në lagjen Silwan të Kudsit Lindor të pushtuar, tha për AA, zëdhënësi i guvernatorit Mauruf al-Rifai.
Ai tha se forcat izraelite nuk kanë dhënë asnjë arsye për arrestimin e guvernatorit. “Ne nuk kemi qenë në gjendje të komunikojmë me të”, shtoi Al-Rifai.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, Ghaith është arrestuar nga forcat izraelite më shumë se 17 herë që kur u emërua guvernator i Kudsit në vitin 2018.
Ndërkohë, forcat izraelite arrestuan më shumë se 40 palestinezë në bastisjet në Bregun Perëndimor, tha Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.
Organizata e të Burgosurve tha se 26 palestinezë u arrestuan në qytetin e Hebronit ndërsa arrestimet e tjera u bënë në Betlehem, Qalqilya, Jenin dhe Nablus.
Zëdhënësja e shoqatës, Amani Sarahna ka konfirmuar se shumica e të arrestuarve janë liruar më pas, pa specifikuar numrin e saktë.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor nën pretekstin për arrestimin e palestinezëve “të kërkuar”. /aa
#Watch The moment the occupation forces arrested Jerusalem Governor Adnan Ghaith from his house in Silwan neighborhood.#FreePalestine pic.twitter.com/dB6JuWWDR7
— Jour MohRaShnewra (@mohamedshnewra) November 21, 2019