RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestojnë guvernatorin e Kudsit

forcat-izraelite-arrestojne-guvernatorin-e-kudsit

“Ghaith u arrestua në një bastisje izraelite në shtëpinë e tij në lagjen Silwan të Kudsit Lindor të pushtuar”, tha për AA, zëdhënësi i guvernatorit Mauruf al-Rifai

Forcat izraelite kanë arrestuar më shumë se 40 palestinezë, përfshirë edhe guvernatorin e Kudsit, Adnan Ghaith, në një operacion masiv arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ghaith u arrestua në një bastisje izraelite në shtëpinë e tij në lagjen Silwan të Kudsit Lindor të pushtuar, tha për AA, zëdhënësi i guvernatorit Mauruf al-Rifai.

Ai tha se forcat izraelite nuk kanë dhënë asnjë arsye për arrestimin e guvernatorit. “Ne nuk kemi qenë në gjendje të komunikojmë me të”, shtoi Al-Rifai.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, Ghaith është arrestuar nga forcat izraelite më shumë se 17 herë që kur u emërua guvernator i Kudsit në vitin 2018.

Ndërkohë, forcat izraelite arrestuan më shumë se 40 palestinezë në bastisjet në Bregun Perëndimor, tha Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Organizata e të Burgosurve tha se 26 palestinezë u arrestuan në qytetin e Hebronit ndërsa arrestimet e tjera u bënë në Betlehem, Qalqilya, Jenin dhe Nablus.

Zëdhënësja e shoqatës, Amani Sarahna ka konfirmuar se shumica e të arrestuarve janë liruar më pas, pa specifikuar numrin e saktë.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor nën pretekstin për arrestimin e palestinezëve “të kërkuar”. /aa

 

 

Related posts

Një vajzë palestineze vdes nga lëndimet e marra gjatë sulmeve izraelite në Gaza

admin

Makinat elektrike, në qendër të luftës së re tregtare SHBA – Kinë

admin

Zgjedhjet e reja në veri, Osmani pret në takim kryetarin e KQZ-së

admin6