RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Serbisë

konstituohet-perberja-e-re-e-kuvendit-te-serbise

Përbërja e re e Kuvendit të Serbisë u konstituua sot pasi u konfirmua mandati i të gjithë deputetëve ndërsa pas konstituimit deputetët dhanë betimin, raporton Anadolu Agency (AA).

Seancën konstituive e kryesoi deputeti më i vjetër Vladeta Jankoviç ndërsa në punën e tij e ndihmuan katër deputetët më të rinj, me katër listat e para dhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Serbisë, Veljko Odaloviç.

Gjatë seancës së paradites janë verifikuar vetëm mandatet e deputetëve, që do të thotë se Kuvendi konsiderohet i konstituuar ndërsa të martën pritet zgjedhja e kryetarit, nënkryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe organeve të tjera të Kuvendit të Serbisë.

Në seancën parlamentare morën pjesë 241 deputetë si dhe anëtarë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve. /aa

Related posts

Erdoğan: Ambasada turke nuk është larguar nga Sudani pavarësisht ngjarjeve

admin

Gjendja humanitare në Ga’za mbetet “më shumë se katastrofike”

Muhamet Ramadani

Ndryshon ligji! Nga 25 shkurti personat me shtetësi të dyfishtë nuk do lejohen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar

Hevzi