RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas sulmit amerikan, vritet lideri i Al-Kaedës në Afganistan, Al-Zawahiri

pas-sulmit-amerikan,-vritet-lideri-i-al-kaedes-ne-afganistan,-al-zawahiri

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden konfirmoi se pas një sulmi ajror në Afganistan është vrarë lideri i Al-Kaedës, Ayman Al-Zawahiri

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden konfirmoi se pas një sulmi ajror në Afganistan është vrarë lideri i Al-Kaedës, Ayman Al-Zawahiri, raporton Anadolu Agency (AA).

Biden në deklaratën për media në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, tha se është konstatuar se Zawahiri fshihej me familjen e tij në Kabul dhe se me miratimin e tij të dielën është kryer një operacion me dron.

“Zawahiri shkoi dhe nuk do ta bëjë më kurrë Afganistanin një strehë të sigurt për terroristët dhe ne do të sigurohemi për këtë. Ky lider terrorist nuk është më”, tha Biden.

Sipas tij, me operacionin ndaj Zawahirit është përmbushur “drejtësia” ndërsa me këtë u është ofruar lehtësim familjeve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

“Ne e bëmë të qartë përsëri se sado kohë të zgjasë, kudo që të fshiheni, nëse jeni një kërcënim për popullin tonë, SHBA-ja do t’ju gjejë dhe do t’ju nxjerrë jashtë”, u shpreh Biden.

Biden e cilësoi “si një sukses” operacionin ndaj Zawahirit, duke i falënderuar njësitë e inteligjencës amerikane lidhur me “këmbënguljen dhe aftësitë e tyre të jashtëzakonshme”. /aa

Related posts

BBC refuzon kërkesën e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të quajtur Hamasin “terrorist”

rezart morina

Hapet xhamia “Medina” në Fushë-Kosovë

admin

Nga Fredi Beleri tek Pirro Dhima/ Mistsotakis zyrtarizon listën e kandidatëve për deputetë në Parlamentin Evropian

admin