RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ul presionin e gjakut dhe zhbllokon arteriet, ja receta e pijes shëruese

ul-presionin-e-gjakut-dhe-zhbllokon-arteriet,-ja-receta-e-pijes-sheruese

Hudhra është burim i vetive të forta antivirale, antiseptike dhe antibakteriale. Ajo është e pasur me fibra, mangan, vitaminë B6 dhe vitamina C.

Xhinxheri është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm që lehtësojnë problemet e tretjes, zvogëlojnë dhimbjen, pastrojnë arteriet dhe nxisin shëndetin tuaj të përgjithshëm, transmeton shije.

Limoni balancon nivelet e pH, funksionon si detoksifikues për trupin tuaj, përmirëson shëndetin e lëkurës etj.

Përbërësit:

  • 2l ujë,
  • 4 limona,
  • 4cm rrënjë xhinxheri,
  • 4 thelpinj hudhër.

Përgatitja:

Limonin, xhinxherin dhe hudhrën i lani dhe i prisni në feta të holla.

Të gjithë përbërësit i fusni më pas në blender, në mënyrë që të përzihen më mirë.

Hidhni masën e krijuar në një enë me ujë dhe e lini enën në nxehtësi mesatare.

Pas disa minutash hiqeni atë nga nxehtësia dhe e lini të ftohet.

Pasi të jetë ftohur e lini në frigorifer. Konsumoni një gotë në mëngjes dhe një para se të shkoni për të fjetur!

Arteriet do të përmirësohen në një kohë rekord dhe yndyra që i bllokon ato do të zhduket. Gjithashtu presioni i gjakut do të stabilizohet, ndaj bëni mirë ta përgatisni sa më shpejt pijen nëse vuani nga këto dy gjëra!

Related posts

Kanceri i fshikëzës së urinës, nga shkaktohet dhe simptomat që shfaq?

admin

Dhimbjet e barkut, fryrjet dhe problemi i zorrëve e paraqesin këtë sindromë

admin

Dieta më e re është plotësisht ndryshe nga të gjitha deri më tani

admin