RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania prezanton qysh tash masat e reja anti-COVID për vjeshtë dhe dimër

gjermania-prezanton-qysh-tash-masat-e-reja-anti-covid-per-vjeshte-dhe-dimer

Qeveria gjermane të mërkurën prezantoi planet për masat e reja kundër COVID-19 për vjeshtë dhe dimër, ndërsa pret që rastet me virus të ngriten sërish gjatë sezonit të ftohtë, raportoi AP-ja.

Mbajtja e maskave në aeroplanë dhe gjatë udhëtimeve të gjata me tren dhe autobus do të jetë e detyrueshme nga tetori deri në prill në të gjithë Gjermaninë. Mbajtja e detyrueshme e maskave dhe prezantimi i testit negativ për koronavirus do të aplikohet në spitale, shtëpi të kujdesit dhe institucione të ngjashme.

Shumë rregulla të tjera do të implementohen veç e veç nga vendi varësisht se sa e gjerë do të jetë përhapja e virusit nëpër rajone. Kjo mund të përfshijë mbajtjen e maskave në transportin publik lokal, në shkolla për nxënësit nga klasa e pestë, dhe në ngjarje publike brenda.

Disa objekte të tjera si shkollat, burgjet dhe strehimoret e azilkërkuesve po ashtu mund të kërkojnë testime të rregullta sërish nëse numri rritet.

“Gjermania duhet të përgatitet më mirë për dimrin tjetër të koronavirusit se sa vitet e kaluara”, tha ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach. /koha

Related posts

Deputeti gjerman: Serbia po tenton spastrimin etnik në Luginën e Preshevës

admin

Greqi, gati 3 milionë hektarë të djegura nga zjarret në 20 vitet e fundit

admin

Rrëshqitjet e dheut shembin 2.700 shtëpi në rajonet jugore të Kinës

admin