RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anija me misër nga Ukraina fillon kalimin nga Ngushtica e Çanakkalasë

anija-me-miser-nga-ukraina-fillon-kalimin-nga-ngushtica-e-canakkalase

Anija me 27 mijë tonë misër “Razoni” që u nis nga porti ukrainas Odesa për të shkuar në portin e Tripolit në Liban ka mbërritur në Ngushticën e Çanakkalasë

Anija me 27 mijë tonë misër “Razoni” që u nis nga porti ukrainas Odesa për të shkuar në portin e Tripolit në Liban ka mbërritur në Ngushticën e Çanakkalasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Anija e mallrave me flamurin e Sierra Leones u nis të hënën nga porti ukrainas Odesa dhe është anija e parë e nisur me marrëveshjen historike të muajit të kaluar të ndërmjetësuar nga Türkiye (Turqia) dhe OKB-ja për të rifilluar dërgesat e grurit nga portet e bllokuara ukrainase.

Dje anija pas inspektimit në Istanbul, vazhdoi rrugëtimin në Detin e Marmarasë.

Anija filloi kalimin e saj përmes Ngushticës së Çanakkalasë, ku hyri nga veriu. Anija “Razoni” është planifikuar të mbërrijë në portin e Tripolit të Libanit nëpërmjet Detit Egje dhe Mesdheut. /aa

Related posts

Masakra me 133 viktima në Moskë, Putin: Janë arrestuar 4 personat që kryen sulmin! Po tentonin të largoheshin në…

admin

Arrestohet personi i shpallur në kërkim për vjedhje, policia falënderon qytetarët dhe mediat

admin

Përfaqësuesit e Listës Serbe japin dorëheqje nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve për katër komunat në veri

admin