RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet personi i shpallur në kërkim për vjedhje, policia falënderon qytetarët dhe mediat

arrestohet-personi-i-shpallur-ne-kerkim-per-vjedhje,-policia-falenderon-qytetaret-dhe-mediat

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas publikimit të fotografisë të një personi në kërkim, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe me media është arritur të arrestohet personi i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit për media, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, më datën 31 janar ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit Shqiprim (Tomë) Dedaj, i lindur më 28.11.1984, banues në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë, i cili kërkohej për veprën penale të lart cekut.

“Sektori Rajonal për Hetime, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që për një kohë të shkurtë të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij. Në momentin e arrestimit, në posedim të tij janë gjetur dhe janë sekuestruat një shumë parash të cilat dyshohet se ai i kishte përvetësuar në kohën e kryerjes së veprës penale, për të cilën ishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky që sipas tyre po ndikon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Related posts

Disa deputetë të VV-së e pamundësuan kuorumin për miratimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues

admin6

Norvegjia: Vendosja e çmimit tavan për gazin rus nuk do të zgjidhë krizën energjetike të Europës

admin

Operacioni “Guri”, policia konfiskon 12 kilogramë marihuanë e arreston gjashtë persona

rezart morina